Prefekti i Vlorës merret në mbrojtje na policia
Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka dhënë dëshminë e tij për gati 3 orë lidhur me eksplozivin që është gjetur në makinën e tij të parkuar pranë Kryeministrisë.


Dervishi është larguar nga ambientet e prokurorisë me një makinë policie, duke mos dhënë asnjë deklaratë për median. Dervishi dhe familja e tij është marrë në mbrojtje nga uniformat blu. Garda zbuloi paraditen e sotme një sasi prej 200 gr eksploziv C4 poshtë makinës që sapo kishte hyrë në oborrin e Kryeministrisë. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2013, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori