Prefekti i Tiranes leter Rames: Te mos perdoret administrata ne protesta
Albeu.com
Shërbimi i ofruar ditët e fundit nga adminstrata e bashkisë së Tiranës e cila ka qenë pjesë e protestave të Partisë Sociliste ka detyruar prefektin e qarkut Tiranë të nis një letër kreut të kësaj bashkie njëherësh edhe kreut të PS, Edi Ramës.
Në letër e prefektit Keltis Kruja thuhet se "detyrimi i administratës së institucionit që ju drejtoni të marrë pjesë në protesta apo edhe në grevën e urisë është një veprim thellësisht antiligjor. Ju ritërheqim vemendje mbi veprimet e policisë bashkiake në Tiranë në kundërshtim më ligjin për organizimi dhe funksionimin e polisisë bashkiake dhe të komunës dhe rregullores :TIP", në zbatim të tij. Madje prekefti Keltis Kruja ka shkruar në letër edhe prezencën e policisë bashkiake në mitingun e PS, në datë 20.11.2009 apo edhe në konfresin e PS. "Adminsitrata e organeve të qeverisjes vendore përfshi edhe policinë bashkiake nuk mund të përdoret për qëllime të grupeve apo edhe drejtuesve të ndryshëm të cilët e përdorin atë duke tejkaluar kopetencet e tyre ligjire", thuhet në letër. Ndërkohë që prefekti ka përsëritur edhe një herë zhbllokimin e bulevardit "Dëshmorët e kombit" nga grevistët.
Shtuar më 14/05/2010, ora 16:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori