Prefekti i Qarkut Tiranë takim për luftën kundër bimëve narkotike
Në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, thirri sot në një tryezë të përbashkët në ambientet e komunës Shëngjergj, përfaqësues të Policisë së Shtetit, punonjës dhe këshilltarë të komunës në fjalë. Gjatë takimit, Vorpsi theksoi se eliminimi i çdo kultivimi të lëndëve narkotike është një çështje me interes të gjerë kombëtar dhe mjaft e ndjeshme në ditët e sotme.


“Prodhimi dhe konsumimi i tyre sfidojnë shtetin e së drejtës, ekonominë dhe shëndetin publik. Lufta kundër tyre mbetet një nga sfidat prioritare të qeverisë shqiptare, ndaj mbështetja dhe bashkëpunimi i qeverisjes vendore është i domosdoshëm”–tha Vorpsi.



Nga ana tjetër, Prefekti i Qarkut Tiranë u shpreh se bashkitë dhe komunat kanë detyrim ligjor, moral dhe qytetar që të jenë krah për krah me policinë në luftën kundër narkotikëve.
Shtuar më 25/11/2013, ora 18:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori