Prefekti i Korçës jep dorëheqjen me ikjen e PD-së
Prefekti i Korçës, Andrea Mano, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante pas largimit të PD-së nga qeveria. Ai ishte emëruar në këtë detyrë nga të djathtët dhe për këtë arsye nuk mund të vazhdonte edhe nën drejtimin e qeverisë së majtë.

Prefekti Mano tha se, nuk do të rikandidojë për postin e kryetarit të Bashkisë së Korçës, pas emërimit të Niko Peleshit në postin e zv/kryeministrit.

“Motoja ime të zbatoja ligjin. S’mund të përfaqësoj më PD-në, pasi qeveria u ndryshua. Unë nuk do të rikandidoj për kreun e bashkisë. Verdikti u dha kur unë kandidova 2 vite më parë”,- deklaroi Mano.
Shtuar më 16/09/2013, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori