Prefekti i Korçës dënon djegien e luleve të “Omonias”
Pëlqej
Prefekti i Korçës Andrea Mano ka thënë sot se ende nuk ka informacion të konfirmuar për dhunimin e varreve shqiptare në Boboshticë. Në një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjet e fundit në Boboshticë, prefekti Mano ka deklaruar se “nuk është vërtetuar ende nëse poshtë betonit ka varre dhe nuk ka marrë asnjë konfirmim nga komuna në lidhje më këtë çështje”.

Prefekti tha se po bëhen hetime në lidhje me këtë ngjarje dhe në përfundim të këtyre hetimeve do të ketë edhe një deklaratë zyrtare. I pyetur për diegien e kurorave me lule në memorialin kushtuar ushtarit grek e të ndërtuar mbi varrezat e shqiptarëve në Boboshticë prefekti i Korçës Mano ka theksuar se mendon se veprimi i disa individëve nuk mund të tensionojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Përfaqësues të "Omonias" të cilat dy ditë më parë e quajtën “varreza greke” zonën ku u kryen gërmimet.

Memoriali i Boboshticës ka hapur një debat të ashpër pasi banorët thonë se vë vendin ku janë kryer gërmimet ndodhen varrezat e të parëve të tyre. (albeu.com)
Shtuar më 01/11/2010, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori