Prefekti i Fierit dhe Dritan Leli japin alarmin: Nuk është parë ndonjëherë kjo gjendje
Forcat e Policisë së Shtetit, Zjarrfikësve dhe Ushtrisë janë nisur me urgjencë drejt zonave me probleme dhe përmbytje në të gjithë vendin.

Sipas parashikimeve, situata e reshjeve pritet të përmirësohet gjatë mbrëmjes por jo në Jug të Shqipërisë.

Për këtë arsye forca të shumta ushtrie janë nisur në jug të vendit dhe po punojnë për evakuimin e njerëzve të rrezikuar.

SITUATA NË QARQET E NDRYSHME TË VENDIT:

Prefekti i Fierit jep alarmin

Nisur nga situata e reshjeve te 24 oreve te fundit dhe situates qe paraqitet ne territorine.

Qarkut Fier Prefekti i Qarkut Fier Baki Bala ka dhene alarmin dhe ka bere thirje per te pritur oret me te keqija ne vijim pasi prurjet jane te shumta dhë se Vjosa eshe ne piken kritike qe do te thote se pritet nje situate e ngjashme me vitin 2015 ne kete zone.

Vjosa rritet me 20 cm në orë

Dritan Leli ka thene sot se problematike është situata në Vjosë ku po peson rritje me 20 cm në orë që sipas banorëve kjo nuk është situate qe eshte parë ndonjëherë.

“Zona e Novoselës më problematike”, tha ai, shkruan panorama.
Sipas kryebashkiakut ka prurje të shumta në Vjosë dhe për banorët problematike është zona në Ujin e Ftohtë.

Vjosa del nga shtrati

Bëhet e ditur se Vjosa ka dalë nga shtrati (në pjesën e Vlorës), ndërkohë që Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2017, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori