Duke luajtur në shtëpi të braktisur, fëmijët gjejnë bomba të luftës së Dytë Botërore

Sisa fëmijë që ishin duke luajtur në qytetin Grožnjan të Istrias, kanë gjetur dje bomba të Luftës së Dytë Botërore.

Policia i mori për t’i shkatërruar dhe inspektoi një vend më të gjerë, por duke mos gjetur diçka tjetër.

Pas njoftimit për zbulimin, në vendngjarje u dërgua menjëherë një oficer policie i mbrojtjes nga shpërthimi, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për një bombë të prodhimit britanik të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Policia e Istrias paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe nëse konstatojnë sende që duken si mjete shpërthyese, të mos i prekin, por ta njoftojnë menjëherë policinë.


Shtuar 25.04.2022 16:39