Prapaskenat në PS, Braçe në pikëpyetje
Disa orë para zyrtaritimit të kandidatëve nga Partia Socialiste, Rama u ka komunikuar largimin Eltar Dedës, Marko Bellos, Gazmir Bizhgës dhe Albert Çaçit.

Ndërsa sipas gazeët Panorama, rikandidimi i nënkryetarit të Grupit Parlamentar socialist, Erjon Braçe mbetet ende i paqartë pasi ai është lëvizur nga qarku i Beratit. Mësohet se Braçe është kontaktuar nga kreu i listës së Fierit, i cili i ka propozuar atij vendin e shtatë në këtë qark, pozicion që nuk është pranuar nga Braçe. Mbetet që pozicioni i Braçes të vendoset sot në mbledhjen e Kryesisë, ku pritet t’i jepen disa alternativa, ose Braçe të mos pranojë asnjë nga propozimet që mund t’i jepen, pasi mbetet kandidatura më e lëvizshme e listës së PS-së. Po ashtu mësohet se dhe anëtari i Kryesisë, Arben Malaj, mund të jetë kandidat i listës së Tiranës.

Ndërsa deputeti Marko Bello, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, njofton se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet.


“Sot mësova se nuk do të kandidohem në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013. Shpresoj të mos i kem zhgënjyer; Gjithashtu u shpreh mirënjohjen time qytetarëve dashamirës dhe fisnikë të Beratit për mbështetjen dhe respektin ndaj meje. Ndihem i nderuar që i kam përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë për 12 vjet dhe dua t’i siguroj se mbetem në shërbim të tyre në vijimësi; Jam krenar se nga politika aktive nuk po më largon vota e qytetarëve, por kapricioja e një tekanjozi, i cili, ata që populli i përzuri nga dera, po i fut nga oxhaku… Gjithsesi, u uroj socialistëve dhe progresistëve fitore më 23 qershor”, shkruan deputeti i PS. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2013, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori