Prapaskenat e darkës në Dubai: Ai që "pagoi", përse pagoi dhe nuk ishte në tavolinë?
UPDATE - Ndërkohë që Shqipëria po përjeton një krizë të madhe nga përmbytjet, qe vjen si pasojë e keqmenaxhimit shumëvjecar të këtij fenomeni, ministrat qeflinj të qeverisë shqiptare vazhdojnë ahengun në restorantet më të mira në botë.

Edhe pse me shpejtësinë e erës videoja e darkës së ministrave Arben Ahmetaj e Belinda Balluku, me eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste dhe biznesmenin Samir Mane në restorantin super luksoz të Nusretit në Dubai “Salt Bae” është hequr nga profili zyrtar në Intagram, ajo ka marrë “dhenë” duke u bërë shumë shpejt tema kryesore në Shqipëri.

Kjo video u ka kujtuar shqiptarëve videon e 2004-s, të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke u argëtuar në buzuqet e Greqisë ndërkohë që Shqipëria ishte në zi për vdekjen e 15 maturantëve në një aksident rrugor në Pukë, shkruan Albeu.com.

Në lidhje me akuzat ndaj ministrave të qeverisë së tij, nuk ka munguar reagimi i kryeministrit Rama i cili duke komentuar në Facebook ka deklaruar se "ne Dubai ka shkuar nje grup i madh me perfaqesues te qeverise, pushtetit vendor, mediave, me ftese nga pala pritese dhe s’kane shkuar per karkaleca po per te sjelle investime ne Shqiperi, nderkohe qe tere shpenzimet mbulohen prej mikpritesve".

Por, edhe vet kryeministri e di që kjo nuk është e gjithë përgjigjia e pyetjeve që parashtrohen në këtë skandal.

Ja disa nga pyetjet që cdokush do i bënte në situatë të këtillë dhe që duhet dikush nga pjesëmarrësit në atë darkë ose vet kryeministri të përgjigjet:

1. Mirë që drekën e paguan mikpritësit, përse askush nga mikpritësit nuk është në tavolinë? I ka ndodhur dikujt që dikush të të ftojë për darkë, të paguaj darkën dhe të lër të hash darkën vetëm?

2. Cdokush që njeh botën arabe e di që zyrtarët dhe biznesmenët arab nuk pijnë alkool (të paktën publikisht në vendin e tyre). Nëse pala pritëse po jepte darkën, mundësia që të ofronte alkool në tavolinë është zero. Kush pagoi alkoolin në tavolinën e ministrave shqiptarë?

3. Pala pritëse është biznesmen apo institucion shtetëror? Përse nuk bëhet i ditur emri i palës pritëse?

4. Kryeministri Rama flet për investime në Shqipëri. Për cilin investim bëhet fjalë konkretisht dhe a është paracaktuar koncesioni që do i jepet biznesmenit arab?

5. Mos vallë kemi të bëjmë me koncesionin e portit të Vlorës, sic paralajmëroi mbrëmë portali Albeu.com? Kush është biznesmi shqiptar, bashkëfitues i paracaktuar i koncesionit të këtij porti?

6. Po hoteli sa kushtoi dhe kush e pagoi?

Këto dhe dhjetëra pyetje si këto presin përgjigjen nga kryeministri i cili urojmë të gjej kohën për tu përgjigjur ashtu sic nuk përton t'i përgjigjet cdo komenti në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2021, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori