Pranon medalje amerikane, shkarkohet nga Putin
Albeu.com
E përditshmja e "Moscow Times" bëri të ditur se admirali Vladimir Masorin ka pranuar një medalje amerikane pa kërkuar leje paraprake dhe kjo duket se nuk është “kapërdirë” lehtë nga Kremlini.Admirali Rus Vladimir Masorin nuk do të jetë më Komandant i Marinës Ruse, bëri të ditur sot media e këtij vendi.
E përditshmja e "Moscow Times" bëri të ditur se admirali Vladimir Masorin ka pranuar një medalje amerikane pa kërkuar leje paraprake dhe kjo duket se nuk është “kapërdirë” lehtë nga Kremlini. Presidenti Vladimir Putin e ka shkarkuar komandatin duke e cuar në katër numrin e zyrtarëve të larguar, që prej emërimit të ministrit të ri të Mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes dhe zëdhënësi i Kremlinit refuzuan të komentonin raportet e medias duke u shprehur se nuk kishin ende një dekret që urdhëronte largimin e Admiralit.
Shtuar më 14/09/2007, ora 13:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori