Pranojme EULEX me tre kushte
Albeu.com
Për Serbinë EULEX-i është i pranueshëm me tri kushte - që në Kosovë të jetë me një vendim të Këshillit të Sigurimit të KB, që të jetë neutral sa i përket statusit dhe që të mos zbatohet plani i Ahtisaarit, ka deklaruar presidenti serb Boris Tadiq.
Sipas Tadiqit, as deputetët evropianë nuk kanë pasur asnjë vërejtje për kërekësn e Beogradit që EULEX të jetë neutral sa i përket statusit, që të jetë nën kujdesin e Këshillit të Sigurimit dhe që të mos zbatohet plani i Ahtisaarit.

Në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti", Tadiq ka thënë se nuk ka asgjë kundër që SHBA-të të marrin pjesë në misionin EULEX, por as kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Rusisë. /qik/
Shtuar më 16/10/2008, ora 18:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori