Fjalët e para të Hotit si kryeministër: Do t’i dalim zot këtij vendi

Kryeminstri i ri, Avdullah Hoti pas seancës së jashtëzakonshme ka thënë se në Kuvend e presin nisma ligjore të reja e plot punë.

Ai tha se dy nevoja të shtetit janë më emergjente si lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike.

“Sot në sesancën e Kuvendit, jam shumë i kënaqur që përfundimisht kemi bërë bashkë që program qeverisës që i adreson nevojat e shtetit që është lufta kundër panemisë dhe rimëkëmbja ekonomike dhe me nismat menjëherë që do t’i nisim menjëhere edhe me pakot për rimëkëmbje.

Unë jam i bindur me koalicionin që kemi ndërtu do t’i dalim zot këtij vendi”, tha ai.


Shtuar 3.06.2020 11:57