Prani e shtuar e policisë në Vorë, debate mes Patozit dhe kryetarit të QV-së
Në Vorë në një prej qendrave të votimit disa banorë nuk u lejuan të votojnë edhe pse e kishin emrin në lista me pretendimin se nuk janë banorë të zonës, paraditen e sotme.

Këtu ka patur dhe debat mes deputetit të PD-së Astrit Patozi dhe kryetarit të QV. Sipas pretendimit të kryetarit, ata janë votues fiktivë dhe kanë ardhur në Vorë vetëm për të votuar duke i kërkuar deputetit demokrat të largohet nga zona ku mbahet procesi i votimit.


Më pas ka shkuar edhe sekretari i përgjithshmë i LSI-së i cili së bashku me Astrit Patozin kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërkohë që mes përkrahësve të PD-së dhe LSI-së ka patur konflikt verbal.

Në mesditë ka pasur një prani të shtuar të policisë pranë kësaj poliklinike për të shmangur cdo incident të mundshëm. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2015, ora 15:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori