Vidhet karburanti në Fier, punonjësi merr lekët dhe largohet

Një punonjës i një karburanti ën Fier është shpallur në kërkim pasi ka vjedhur xhiron ditore në vendin e punës.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi H. K., 38 vjeç, banues në Fier, pasi, duke qënë i punësuar në pikën e karburantit në administrim të shtetasit A. P., ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar. Po punohet për kapjen e 38-vjeçarit./albeu.com