Prangoset 41 vjeçari i cili dhunonte gruan prej 12 vitesh
Pas 12 vitesh ushtrimi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në pranga ka përfunduar një 41 vjeçar, ndërsa është lëshuar urdhri i mbrojtjes për të dëmtuarën.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e dhunës në familje, nga strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet F.GJ, 41 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi në menyrë të vazhdueshme, prej 12-vitesh, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup bashkëshortes së tij.

Nga ana e policisë është plotësuar dhe kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit te Menjëhershem të Mbrojtjes ndaj gruas. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2015, ora 10:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori