Pranga të riut që mbante në shtëpi armë dhe municione
Blutë e Sarandës kanë bërë të mundur kapjen e një të riu, pasi në banesën e tij posedonte armë dhe municione. 24 vjeçari Kliton Abazi me banim në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, mbante në shtëpinë e tij një sërë armësh, të cilat tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga kontrolli i bërë në banesën e tij në fshatin Fterrë të Sarandës i'u gjetën një armë zjarri pistoletë TT; një armë zjarri tjetër pistoletë shenjëdhenëse me 19-fishekë; 1.5 metër fitil-zjarrpërcjellës; granata dore; 720-fishekë luftarake të kalibrit 7.62 mm, 402 fishekë luftarakë pistolete tip TT, model 56. I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2015, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori