Reality show holandez xhirohet në Shqipëri, Rama: Përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ky sezon i reality show-t holandez “I infiltruari”  është xhiruar në vendin tonë.

Rama shkruan se kjo është një mundësi e mirë për promovimin e bukurive të vendit tonë.

Rama gjithashtu paralajmëron për një dallgë të madhe turistësh holandezë seonin e ardhshëm.

Postimi i Ramës:

NJË LAJM I BUKUR

U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality shoë-t të famshëm hollandez, “I infiltruari”, i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t’i tregojnë publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve.

Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre.

Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh holandezë sezonin e ardhshëm./albeu.com


Shtuar 15.11.2021 13:41