Pranga shqiptarit që lidhi në karrike dhe grabiti gazetaren italiane
Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar 32-vjeçar, i cili akuzohet për grabitje dhe rrëmbim personi, i referohemi gazetares italiane Emma Camagna.

Ky rast është shënuar në Alessandria më 27 mars, të dielën e Pashkës. Gruaja u sulmua në banesën e saj nga 32-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët e rrahën dhe e lidhën në karrike teksa po grabisnin banesën e saj.

Ata mundën të merrnin sende me vlerë të përgjithshme 50 mijë euro. Policia mundi të identifikonte dhe arrestonte shqiptarin, në sajë të përshkrimit të detajuar të gazetares. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2016, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori