Pranga shoferit në Korçë i cili ndihmoi katër shtetas të kalonin kufirin
Blutë e Korçës kanë arrestuar një 37 vjeçar, pasi ndihmoi katër romë të kalonin kufirin. Mbi këtë shtetas rëndon akuza për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në pranga ka rënë shoferi 37-vjeçar, Altin Rustemi.

Në automjet ai u kap me 4 qytetarë të komunitetit rom, të cilët thanë për policët se ishin nisur për në Gjermani, ku do të kërkonin azil politik.

Blutë e Korçës gjetën në makinën e tij bileta dhe dokumente që vërtetonin deklaratat e qytetarëve romë. Materialet në ngarkim të 37-vjeçarit, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori