A do të qëndrojë McKennie në Juventus, ndryshon situata

Mesfushori, Weston McKennie mund të qëndrojë në Juventus.

Massimiliano Allegri, ka ndërruar mendje me mesfushorin Weston McKennie, sipas “TuttoJuve”.

Allegri ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e amerikanit që tani është pjesë e planeve të tij.

McKennie në verë ishte afër largimit, teksa flitej se diçka e tillë mund të ndodhë në janar, por Allegri tani ka bllokuar gjithçka dhe e do në skuadër për të ndërtuar një Juve tjetër, që ka humbur shkëlqimin e dikurshëm./albeu.com/


Shtuar 29.10.2021 16:42