Pranga pronarit 30 vjeçar, përdorte lokalin për përpunimin e drogës
Një shtetas i cili tashmë ka rënë në prangat e policise, kishte përshtatur lokalin e tij për përpunimin e lëndës narkotike. Duket se ky biznes nuk ka ecur për në kohë të gjatë, pasi 30 vjeçari ka rënë në gjurmët e uniformave blu.

Policia e Fierit arrestoi shtetasin Olsi Lika, 30 vjeç, nga Lushnja, i cili shfrytëzonte lokalin e tij për përpunim droge. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga kontrolli i policisë në biznes, atij iu gjet 409 gr kanabis. Ky shtetas akuzohet për "prodhim e shitje droge" dhe për "përshtatje të lokalit për përdorim droge". /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2016, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori