Arrestohet një person i cili u kap me pasaportë false drejt Italisë
Një tjetër person është ndaluar në Portin e Durrësit, pasi po përdorte një pasaportë false për të shkuar në Itali. Ky shtetas u ndalua nga policia e Durrësit për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.

Artur Zeqja, lindur dhe banues në Maqellarë të Dibrës, është kapur në flagrancë nga forcat e policisë kufitare në terminalin e përpunimit të pasagjerëve, në Portin e Durresit.

Ai po tentonte për të kaluar kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me një pasaporte shqiptare, në emër të shtetasit me iniciale F.Z., të cilën ai po e përdorte duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2014, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori