13 tetor, Meta cakton datën re të zgjedhjeve lokale (VIDEO)
Pranga një 31-vjeçari në Tropojë, i sekuestrohen armë zjarri
Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 31-vjeçar nën akuzën e trafikimit të armëve. I arrestuar është shtetasi Binak Gjoçaj, 31 vjeç, banues në Llugaj u kap në flagrancë në afërsi të banesës, nga efektivët e policisë me një armë zjarri automatik dhe me një mitroloz të lehtë, të futura në një thes.

Përmes informacioneve të marra, policia ka mësuar se ky shtetas këto armë do ti shiste, ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, një sasi e konsiderueshme fishekësh dhe municionesh luftarake.

Ndërkaq policia materialet e hetimit ja ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale "Trafikim i armëve dhe municioneve luftarake". /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2015, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori