Sekuestrohen 10 000 Kanabis, policia arreston.....një grua
Në lidhje me operacionin e zhvilluar të mërkurën në fshatin Myz të Matit, ku u asgjësuan 10600 bimë narkotike, Policia e Shtetit ka përditësuar të dhënat.

Një person u shpall në kërkim, i dyshuar si kultivues i drogës. Gjatë kontrollit në banesën e Fatmir Shehit, në njërën nga dhomat u gjet një sasi lënde narkotike, në formë boçeje, në proces tharje, me peshë rreth 2 kilogramë e cila u sekuestrua si provë materiale. Për këtë shkak, policia arrestoi bashkëshorten e tij, Nexhmije Shehi, 48 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2016, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori