Pranga ish-drejtorit të uzinës ushtarake në Elbasan
Ish-drejtori i uzinës ushtarake në Elbasan, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, mësohet se tashmë është vënë në pranga.

Me konkretisht, ish-drejtori i Uzinës së Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, Daniel Karanxha, ishte shpallur në kërkim për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Daniel Karanxha, 64 vjeç, banues në Elbasan, është ish-drejtor në Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan.

Ky shtetas u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale "Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. /albeu.com/


Shtuar më 27/07/2016, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori