Rama uron kryetarin e ri të Prishtinës: Shumë kurioz për impaktin që do të ketë një kryebashkiak arkitekt

Kryeministri Edi Rama i ka uruar fitoren kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Ramës. Shefi i qeverisë shqiptare shkruan  në Twitter se është shumë kurioz të dijë për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt.

Postimi i Ramës:

Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës.

 


Shtuar 14.11.2021 22:34

Tags: