Pranga dy të rinjve që shisnin drogë në Fier
Dy të rinj të cilët janë kapur në flagrancë nga blutë e Fierit, shpërndanin drogë në sasi të vogla në qytet. Të njëjtat burime shtojnë se kanë vënë në pranga dy persona, të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, në doza të vogla.

Në prangat e policisë ranë shtetasit Endri Lapi, 31 vjeç dhe Petrit Bashvogli, 25 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit duke shpërndarë doza kanabisi.

Policia kontrolloi banesën e 31-vjeçarit Endri Lapi dhe gjeti disa qese farmaceutike me kanabis sativa. Gjatë kontrollit në trup, atij iu gjet edhe një sasi tjetër e vogël kanabisi. Policia sekuestroi në total 261 gr kanabis sativa. Dy të arrestuarit akuzohen për "prodhim dhe shitje të narkotikëve". /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2016, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori