Pranga dy të rinjve për vrasjen e 19 vjeçarit në Vorë
Dy të rinj kanë rënë në pranga në orët e para të ditës së sotme, lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur pasditen e së mërkurës në një kompleks pishinash në Vorë, ku u vra një 19 vjeçar.

Efektivët e komisariatit numër 6 në Tiranë, kanë arrestuar dy të rinj të dyshuar për vrasje dhe plagosje me armë të ftohta.

pranga kanë rënë shtetasit Luan Shkalla nga Vlora dhe miku i tij i identifikuar me inicialet R.V, banues në Tiranë, të moshave 18 dhe 17 vjeç.

Sipas burimeve të policisë, dy të rinjtë akuzohen për vrasjen e shtetasit Klevis Disha, pas një sherri për motive të dobëta pasditen e së mërkurës në një kompleks pishinash në Vorë. I riu ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që nga përdorimi i armëve të ftohta, thika, kanë mbetur të plagosur edhe 4 shokë të tjerë të viktimës, të cilët u përfshinë në sherr. /albeu.com/

Shtuar më 16/07/2015, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori