Pranga dy të rinjve në Lezhë pasi kanosën një person
Dy persona janë vënë në pranga, pasi kanë kanosur një person për dhënie pasurie. Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Lezhës. Bëhet fjalë për 19 vjeçarin Briken Kola dhe 17 vjeçari me inicialet E.J., të dy banues në Lezhë.

Ndaj tyre ka bërë kallëzim shtetasi me inicialet B.B., banues në Lezhë, i cili deklaron se i kanë vënë gjobë në shumën 200 mijë lekë. Kjo lidhej me pretendimin se B.B i ka përmendur emrin gjatë intervistimit në polici, për një ngjarje të vitit 2014 në Balldre-Lezhë, si person që kishte dijeni për autorët e ngjarjes.

Lidhur me këtë rast, materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori