Pranga dy të rinjëve në Kurbin
Arkiv
Policia ka bërë të mundur sot ndalimin e shtetasit Simon Gjoka, 23 vjeç, banues në qytetin e Milotit të rrethit Kurbin. Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin A.Alia, 17 vjeç, banues në fshatin Malbardhë të rrethit Kurbin, dyshohen si autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit D.L, ngjarje e ndoshur në datën 18.01.2011, në lagjen Prozhëm të fshatit Fushë-Milot të rrethit Kurbin, ku kanë marrë disa materiale të ndryshme kompiuterike.

Shtetasi A.Alia, është ndaluar me datë 26.03.2011. Materialet do ti kalojnë prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale të "Vjedhjes".
Shtuar më 31/03/2011, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori