Pranga dy shqiptarëve në Selanik, kapen me 23 kg kanabis
Policia greke gjatë një operacioni antidrogë të realizuar në qytetin e selanikut ka vënë në pranga dy shqiptarëve.

Sipas “Protothema.gr”, dy shqiptarët janë kapur me 23 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur vetëm mësohet se ato janë përkatësisht 38 dhe 26 vjeç.

Hetimet tregojnë se droga vinte nga Shqipëria dhe ishte e destinuar për tregun e Selanikut. Shqiptarëve gjithashtu u janë sekuestruar rreth 3 mijë euro, automjeti me të cilin lëviznin dhe 9 aparate celularë. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2016, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori