Pranga dy shqiptarëve në Itali pasi u kapën me bizhuteri të vjedhura
Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali, pasi në mjetin e tyre janë gjetur bizhuteri floriri të vjedhura.

Shqiptarët janë arrestuar në Torino të Italisë, pasi në automjetin e tyre policia ka gjetur bizhuteri floriri, të cilat dyshohet se janë të grabitura.

Duke i'u referuar mediave italiane, bizhuteritë u gjetën gjatë një kontrolli të një automjeti "Alfa Romeo 147", në rrugën "Vercelli".

Mësohet se në automjet ishin dy shtetas shqiptarë, me inicialet A.Z., 37 vjeç me dokumenta të rregullta italiane dhe A.V., 27 vjeç, pa dokumenta. Të dy këta shtetas janë akuzuar për posedim të mallrave të vjedhur. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2015, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori