Pranga dy pronarëve që vidhnin energjinë elektrike
Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Në orët e para të ditës janë arrestuar një person që vidhte energji elektrike për lokalin e tij, ndërsa tjetri për hotelin që kishte në pronësi.

Policia rajonale bëri të ditur arrestimin në flagrancë të 25-vjeçarit Admir Çura, banues në fshatin Radhimë. “Gjatë kontrollit të ushtruar, në bashkëpunim me grupin e OSHEE-së, në lokalin e tij "Labëria", u konstatua vjedhja e energjisë elektrike, në mënyrë të paligjshme”, bëri me dije policia.

Po për vjedhje energjie, në Sarandë u arrestua Ruhi Çela, 47 vjeç, pasi sipas policisë, grupi i OSHEE-së konstatoi ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në hotelin e tij “Tatëzati”. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori