Pranga doganierëve shqiptarë, pjesë e një bande grabitësish në Greqi
Gjatë një operacioni për shkatërrimin e një bande hajdutësh që operonte në Greqi, policia greke ka arrestuar katër doganierë shqiptarë në Kalpaq të Janinës.

Katër të arrestuarit janë punonjës të hetimit doganor në Drejtorinë e Doganave, madje njëri prej tyre ka qenë edhe drejtor i Doganës së Kakavijës për një periudhë kohe. Autoritetet greke thonë se katër të arrestuarve iu gjet një kamion i ngarkuar me sendevjedhura, të cilat ishin grabitur në Athinë prej anëtarëve të tjerë të bandës.

Në kamionin që ata u arrestuan, u gjetën sende elektrike të vjedhura, një traktor si dhe një motor skafi. Dy anëtarë të tjerë të bandës mundën të largohen dhe janë shpallur në kërkim. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2016, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori