Pranga bashkëjetuesit që dhunoi 15 vjeçaren
Një 29 vjeçar është vënë në pranga dje, pasi akuzohet për abuzim seksual me një 15 vjeçare, të cilën në sajë të kërcënimit e kishte detyruar që të bashkëjetonin.

Sipas së resë e cila i'u drejtua rajonit të policisë, ajo eshte abuzuar seksualisht me dhunë si dhe është dhunuar fizikisht. 15 vjeçarja në Lezhë ka denoncuar në polici 29 vjeçarin, të cilin e akuzon se e ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Rreth mesnatës së kaluar, u bë arrestimi në flagrancë i Taulant Lleshit, 29 vjeç, banues në Koder-Mulliri, Lezhë, pasi ndaj tij ka berë kallzim 15 vjeçarja M. C., e cila ka thënë se ka bashkëjetuar me këtë person për disa kohë dhe se është abuzuar seksualisht me dhunë si dhe është dhunuar fizikisht. Tashmë në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2015, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori