Pranga 51 vjeçarit në Korçë, tentoi të ndërtonte pa leje
Pëlqej
Një 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi po ndërtonte pa leje. Shtetasi Kostaq Kosturi, banues në Korçë është kapur në flagrancë duke ndërtuar muret e ballkonit të banesës së tij, jashtë kubaturës ekzistuese.

Të njëjtat burime shtojnë se në afërsi të këtij ballkoni është konstatuar dhe një mur ndarës, i ndërtuar në zonë publike dhe për ndërtimin e tyre nuk disponon asnjë lloj dokumenti.

Lidhur me këtë çështje, uniformat blu i kanë kaluar materialet Prokurorisë, për veprën penale: “Ndërtim i paligjshëm”. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori