Pranga 48 vjeçarit në Shkodër që lëvizte me armë në qytet
Gjatë mbrëmjes së djeshme është vënë në pranga një 48 vjeçar në Shkodër, pasi ai lëvizte në qytet me armë. Ende nuk dihen se kush kanë qënë shkaqet që e kanë çuar Aleksandër Ilia të mbante armë, e cila tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Dje u bë arrestimi në flagrancë i 48 vjeçarit Aleksandër Ilia nga fshati Juban, i komunës Guri i Zi. Ky shtetas po lëvizte në kembë nga sheshi “Luigj Gurakuqi” në Shkodër në drejtim të “Ish-kryqezimit të degës” Shkoder, me një çantë sportive.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda çantës, u gjet një armë gjahu automatike e markës Remington, model 1100, e cila ishte e çmontuar, pa lejen përkatëse. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori