E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Pranga 45-vjeçarit, tentoi të abuzonte seksualisht me komshijen
POlicia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi dyshohet se tentoi të përdhunonte në tri raste komshijen e tij. Denoncimi ndaj shtetasit Bardhok K. 45 vjeç është bërë nga vetë gruaja.

Ajo pretendonte se ky i fundit kishte shkuar tri herë në shtëpinë e saj dhe kishte tentuar ta përdhunonte.

"Në datën 12.09.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Bardhok K., 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse ka bërë kallëzim shtetësja M.K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse në tri raste në kohë të ndryshme, ky shtetas ka tentuar ta përdhunojë", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në bazë të hetimeve ë kryera rezulton se i dyshuari dhe e
dëmtuara janë komshinj me njëri-­tjetrin dhe njiheshin prej kohësh. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2015, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori