Pranga 41 vjeçarit që ofroi 20 mijë lekë ryshfet për t’i falur gjobën
Një qytetar është prangosur nga Policia e Fierit, pasi i ka ofruar 20 mijë lekë ryshfet policit rrugor, për t’i falur gjobën e ecjes me shpejtësi.

Policia njoftoi se arrestoi Festim Minën, 41 vjeç, banues në fshatin Metoq të Sarandës, për mitdhënie.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke udhëtuar me një “Renault” me targë AA 754 KN, i ka ofruar 2000 lekë (të reja) punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, për ta falur për shkeljen e bërë, për shpejtësi tej normave të lejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. /albeu.com/

Shtuar më 23/09/2016, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori