Pranga 29-vjeçarit në Tiranë, furnizonte me kanabis zonën e "Myslym Shyrit"
Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë i koduar "DISTRIBUTORI".

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohet rreth 1.1 kg cannabis sativa, 6 aparate celulare dhe një sasi lekësh.

Në pranga 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale, si dhe procedohet një shtetas tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë pas një pune hetimore disamujore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër te procedimit të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale te hetimit, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “DISTRIBUTORI”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

E.M., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Shtuar më 23/07/2019, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori