Pranga 28 vjeçarit, posedonte 10 kg kanabis
Një tjetër i ri është vënë në pranga, për posedim lënde narkotike. Bëhet fjalë për 10 kg kanabis sativa, të cilat janë sekuestruar në një makinë në Portin e Durrësit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga pronari i automjetit, Besnik Doçi, 28 vjeç, nga Mamurrasi. Droga është gjetur në automjetin tip Ford, me targë AA 298 KH, dhe ishte fshehur në 17 pako në kroskotin dhe parakolpin e mjetit. Ndaj 28-vjeçarit rëndon akuza e "trafikimit të lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2015, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori