Pranga 23 vjeçarit në Pogradec, u kap me 71 doza kanabis
Në sajë të operacionit të koduar "Odeoni", është arritur vënia në pranga e një të riu, pasi është kapur me drogë. Agjentë të antidrogës në policinë e Pogradecit, kanë finalizuar në orët e fundit këtë operacion të koduar, kundër shpërndarjes së narkotikëve.

Me anë të këtij operacioni është vënë në pranga shtetasi Xhulian Haxhillari, 23 vjeç, i cili është kapur në flagrancë me disa doza kanabis.

Të riut në fjalë i janë gjetur 71 doza, 10 prej të cilave në rrobat e veshura, ndërsa të tjerat të fshehura në mobiljet e banesës së tij.

Këto doza do të shpërndaheshin në qytetin e Pogradecit dhe policia ka nisur koordinimin me prokurorinë, për procedimin e mëtejshëm të çështjes. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2016, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori