Pranga 18 vjeçarit që plagosi dhe kanosi një person në Pogradec
Një 18 vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur një person dhe ka kanosur një tjetër në Pogradec. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes palëve, ku plagë të lehta ka marrë një 22 vjeçar.

Në pranga ka rënë shtetasi Enrik Yzellari, banues në lagjen 3 në Pogradec. Në lagjen 1 në këtë qytet, pas një konflikti të çastit, ai ka goditur me thikë në këmbë 22 vjeçarin me inicialet K.Z, banues në lagjen 5, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Njëkohësisht ai ka kanosur 23-vjeçarin me inicialet L.K, banues në lagjen 2. Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Pogradec. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori