Pranga 16 vjeçarit që qëlloi me breshëri automatiku drejt shkollës
Për shkaqe ende të panjohura, një 16 vjeçar në 31 dhjetor ka qëlluar me breshëri automatiku drejt një shkolle, e ndërsa dje ai ka përfunduar në prangat e policisë.

I riu është ndaluar nga policia e Mirditës, i akuzuar se ka qëlluar me armë zjarri drejt një shkolle. Pasditen e djeshme u bë arrestimi i 16 vjeçarit me iniciale K.D., banues në fshatin Rreja e Velës, Mirditë, pasi pranë banesës i'u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, pa leje.

Ky shtetas, në 31 dhjetor, në fshatin Rreja e Velës, ka gjuajtur me amë automatik. Lidhur me këtë çështje, materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Shkëtërrim i pronës”. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2015, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori