Pranga 15 vjeçarit në Kurbin i cili u kap me armë në shkollë
Një 15 vjeçar u vu në prangat e policisë, pasi u kap me armë në shkollë. I riu u kap në ambientet e shkollës me një armë pistoletë tip TT me katër fishekë, të cilët u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale.

"Nga efektivat e Policisë së Komisariatit te Policisë Kurbin, me datë 24.04.2015, ora 12:00, u arrestua në flagrancë shtetasi I.P, 15 vjeç, banues në Gurre, Kurbin. Arrestimi i tij u bë pasi në ambjentet e shkollës së fshatit Gorre, u kap me një arme pistoletë tip TT me katër fishekë të cilët u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale", thuhet ne reagimin e policise.

Lidhur me këtë çështje, materialet hetimore i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /albeu.com/


Shtuar më 24/04/2015, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori