Pranga 12 zyrtarëve të Tatimeve
12 zyrtarë të Lojërave të Fatit dhe Tatimeve, kanë rënë në pranga. Dy persona, një inspektore e Tatimeve dhe një administrator kazinoje janë arrestuar para dy ditësh.

Ndërkaq, dhjetë persona të tjerë janë arrestuar ditën e sotme, nën akuzën e abuzimit me detyrën dhe mashtrimit. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, inspektorja dhe administratori akuzohen për korrupsion.

Këta shtetas kanë qënë nën hetim nga Prokuroria prej disa muajsh. Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar salla të lojërave të fatit pa kasa për rreth një viti, kundrejt pagesës. Ata merrnin një milion lekë çdo muaj në datën 16 dhe i ndanin më pas me njëri-tjetrin. Gjykata ka vendosur në mungesë "Arrest me burg" për 10 personat e arrestuar sot. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori