Prag zgjedhjesh, hidhet në erë zyra e LSI në Durrës
Vetëm 2 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet e 25 qershorit e situata duket më e bxehtë se kurrë.

Mësohet se një lëndë shpërthyese i është vendosur gjatë natës zyrës elektorale të LSI-së në Durrës.

Policia njofton se ngjarja është regjistruar natën në zyrën e LSI që ndodhet në lagjen 18 pranë kryqëzimit të shkollës së fizkulturës “Benardina Qeraxhia”.

Informacion paraprak nga policia

Ne datë 23.06.2017, Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 kanë vendosur dhe shpërtheu një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të nje subjekti politik.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.
Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar më 23/06/2017, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori