Prag zgjedhjesh, me cilin do të bëjë koalicon Rama, Meta e Basha ?
Na ndajnë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit ndërkohë mes partive politike kundërshtare PS-PD e LSI nuk ka asnjë shenjë për kompromis.

Mbrëmjen e kaluar Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta ishin të tre në tre intervista në të njëjtën kohë.

Duke qënë se mbetet një opsion i hapur dhe një temë e nxehtë për momentin, liderat u pyetën për koalicionet pas zgjedhjeve.

Më i sigurt u shpreh kryeministri Edi Rama i cili në mënyrë kategorike deklaroi se nuk do të ketë kurrësesi koalicion me LSI-në.

Rama për koalicionin me Metën tek OraNeës

“Një gjë është e sigurtë që me LSI nuk do ketë koalicion. Kemi nevojë për një pauzë. Ta marrin vesh të gjithë që ajo loja i treti i vërteti ka marrë fund”

Rama për koalcionin me Bashën në OraNews

“Nuk mendoj fare pas 25 Qershorit, mendoj vetëm para 25 Qershorit”

Basha për koalicionin me Ramën tek Neës24 “Marrëveshja ishte për një arsye, për t’i rikthyer shqiptarëve besimin në zgjedhje dhe garancitë për zgjedhje. Pjesë e marrëveshjes është reforma kushtetuese.

Nuk ka asnjë marrëveshje për koalicion pazgjedhur. E përjashtojmë këtë. Ne jemi në fushatë me një plan ekonomik, ai është në fushatë për të justifikuar dështimin total të 4 viteve. S’ka asnjë pikë takimi me ne”

Basha për koalicionin me Metën në News24

“Unë kërkoj dhe kam bindjen se shqiptarët do të votojnë PD, koalicionin tonë opozitar për të zbatuar këtë plan ekonomik, i vetmi plan në fushatë.

Nuk është nuk e mohoj. Unë pres që PD të qeverisë vendin pas 25 qershorit dhe të zbatojë planin ekonomik”

Meta për koalicionin me Bashën tek Vizion Plus

Basha ka një avantazh se nuk ka një lidhje simbiotike me bandat. Harrova ka dhe një avantazh tjetër se ka dalë në foto me Trump.Po të dalë PD dhe LSI jam i bindur që do të marrë sërish mbi 80 mandate”

Meta për koalicionin me Ramën tek VizionPlus

“I vetmi projekt i Ramë strategjik ka qene shkatërrimi i PS dhe i Ben Blushit. Thotë se pse nuk bëjmë koalicione? Hajde bëjmë bilancin? Ai asnjë herë nuk i ka qejf mesa duhet e ballafaqimet dhe analizimet.

Një koalicion Rama- Basha është një koalicion që nuk mund të funksionojë dhe është një koalicion pa këllqe.

Ndërsa nga ana e saj LSI ia dhe shanisn një herë doktorit dhe një herë PS, se po të ishte për Ramën nuk do ai kishim dhënë. Vetëm pas shumë kohës mund të bëjmë koalicion me PS, normalisht jo me Ramën. /albeu.com/
Tani ka ardhur koha që LSI tu tregojë këtyre forcave që mund të ja dalë e vetme dhe jo me kot na qëlloi 1-shi”

Shtuar më 21/06/2017, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori