Prag tragjedie në Librazhd, si shoferi shpëtoi autobuzin plot turistë nga humnera
Pëlqej
Një tragjedi mund të kishte ndodhur ditën e sotme.

Një autobus me turistë është aksidentuar në Lunik të Librazhdit, ndërsa udhëtonte drejt zonës turistike të Fushë Studen.

Autobusi ka rrezikuar të dalë nga rruga dhe të bjerë në humnerë për shkak të gjendjes së degraduar të rrugës, ndaj shoferi për të shmangur një rrezik të tillë e ka përplasur mjetin me një shkëmb në pjesën e sipërme.

Veprimi i shoferit ka shmangur një tragjedi të mundshme për shkak të vështirësisë së terrenit malor pranë vendit të quajtur si Shkalla e Lunikut, shkruan Oraneës, por ka shkaktuar panik mes rreth 30 turistëve që mësohet se udhëtonin në autobus.

Për pasojë nuk ka turistë të plagosur, ndërsa autobusi ka marrë dëmtime. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2018, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori