Prag festash, 8-vjeçari nga Burreli do t’ju përlotë me letrën për Babagjyshin
Muaji i dhjetorit është muaji i magjishëm për fëmijë e të rritur të cilët marrin dhurata, dashuri e shumë përqafime.

Por fatkeqësisht, jo të gjithë fëmijët kanë mundësi të marrin dhurata nga prindërit e tyre kjo për shkak të gjendjes ekonomike shumë të vështirë.

“Babagjyshi sekret” është faqja në web e cila mbledh letrat e fëmijëve nga e gjithë Shqipëria të cilët shprehin dëshirat për dhuratat e fundvitit.

Mes dhjetra letrash nga fëmijë, një djalë 8 vjeçar nga Burreli i kërkon dhurata Babagjyshit pasi puna si roje e babait nuk mjafton për ushqimet e shtëpisë e jo më për dhurata për Vitin e Ri.

Pjesë nga letra:

I dashur babagjysh! Unë jam Ergi dhe jam 8 vjeç. Unë kam shumë dëshira por do të doja të më plotësoje njërën prej tyre pasi unë nuk kam shumë lodra…

Unë po të kërkoj një makinë me pult dhe diçka për motrën pasi një ditë kur mami po më merrte nga shkolla, motra i kërkoi një babagjysh.

Mami iu përgjigj se nuk kam lekë me vete, kështu na thotë përherë se nuk i mjaftojnë lekët për ushqime e jo më për dëshirat tona… /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori